E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tension në parlament, miell e shishe uji mbi Edi Ramën

Opozita mbërriti ne parlament me nje skenar te qarte per te mos lejuar zhvillimin normal te seancës. Me parulla lironi kuksianet, opozita e fokusoi vëmendjen tek protestuesit qe ende ndodhen ne burg ndërkohe qe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, e beri te qarte se parlamenti nuk mund te vazhdoje normalisht persa kohe qe nuk dënohet kryeministri Edi Rama per fjalët e përdorura ndaj qytetareve dy jave me pare.

 

Bllokimi i foltores zgjati përgjatë gjithë seancës plenare dhe deputetet e te gjithë krahëve politike e lanë mënjane etiken dhe kujdesin ne përdorimin e fjalëve.

 

Reklamë

Përveç bllokimit te foltores, deputetet e opozitës qëlluan me miell drejt qeverise; Flamur Noka kryeministrin Rama dhe Klevis Balliu kryeparlamentarin Ruci.

 

Seanca u ndërpre serish, shërbimet e kuvendit nxituan te pastronin tavolinat e ministrave ndërkohe qe kryetari i parlamentit Gramoz Ruci njoftoi përjashtimin e deputetëve demokratë Flamur Noka dhe Klevis Balliu.

 

Përgjatë periudhave kur ndërpritej seanca plenare, i vetmi qe përcillte live ne rrjetet sociale atë çka ndodhte ne parlament, ishte Sali Berisha.

 

Momenti me i tensionuar i seancës ishte kur demokratet qëlluan me veze ministrin e jashtëm Ditmir Bushati dhe ky i fundit u kundërpërgjigj.

 

Pavarësisht bllokimit te foltores nga opozita, ashtu siç ka ndodhur sa here qe janë ndjekur skenarë te tille,  mazhoranca i ka votuar e vetme dhe pa asnjë problem te gjitha ceshtjet e parashikuara ne rendin e ditës, duke shënuar edhe fundin e parlamentit per ketë te enjte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë