Kuvendi i Maqedonisë është përfshirë sot nga përplasjet dhe tensionet mes ligjvënësve. Pike e pare e rendit te ditës ishte ligji i gjuhëve por kreu i kuvendit Talat Xhaferri e pezulloi punën për një ore me kërkesë te opozitës.

 

Deputeti i VMRO-DPMNE Ilija Dimovski kërkoi që çështja të kalojë në komisionin e rregullores për të zgjidhur paqartësitë rreth 35 mijë amendamenteve të kësaj partie.

 

Dimovski deklaroi se e gjithë procedura ka qenë në kundërshtim me rregulloren duke filluar nga mungesa e debatit publik, etiketimi i ligjit me yllin evropian, si dhe mos-shqyrtimi i amendamenteve gjatë leximit të dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *