Këto ishin thirrjet e dëshpëruara te emigranteve ne piken e kalimit kufitar te Gjevgjelise ne Maqedoni qe kërkonin hapjen e kufirit, por qe u shpërfillen nga kryeministri sllovak Robert Fico dhe ministri i Brendshëm maqedonas Spasovski. Ata po inspektonin kampin e refugjateve, ku ishin shtuar masat e sigurisë dhe zgjidhen te bisedonin vetëm me policet dhe forcat e armatosura. Ministri maqedonas sqaroi qëndrimin e ditëve te fundit, duke thëne se në vendin e tij mund të hyjnë aq refugjatë sa ç’mund të pranojnë vendet e Europës Perëndimore. Në këtë mënyrë, do te përballej me me lehtësi presioni i refugjatëve në kufirin me Greqinë. Ai shtoi se ishte e rëndësishme, që të garantohet trajtim human për refugjatët, por pa harruar edhe sigurinë e policëve dhe qytetarëve maqedonas. Nje situate e ngjashme mbizotëron edhe ne piken e kalimit kufitar mes Maqedonisë e Greqisë ne Idomeni. Hapja per disa ore e kufirit nga autoritetet maqedonase nuk ka ndikuar aspak ne situatën e renduar. Ndonëse grupe deri ne 300 refugjate siriane e irakiane kane mundur te hyjnë, mbi 10 mije te tjerë mbeten ende te bllokuar ne kushte te vështira. Pas tensioneve te se hënës, masat e sigurisë jane shtuar, duke rritur numrin e policeve dhe ushtareve.
Ne Greqi kane mbetur te bllokuar 25 mije emigrante, si pasoje e veprimeve te disa vendeve, qe kane kufizuar pritjen e refugjateve. Agjencia e OKB per refugjatet UNHCR ka vlerësuar përpjekjet e këtij shteti per pritjen e refugjateve, por ka kritikuar fqinjët e saj europiane per mbylljen e kufijve. Ndonëse ne marrëveshjen e vitit te shkuar BE vendosi shpërndarjen e 160 mije emigranteve, deri tani kjo ka ndodhur vetëm me 325 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *