E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Tension në Fier, një polic plagoset në kokë gjatë protestës së opozitës

Tensione në Fier në protesten e opozitës për viziten që kryeministri Rama po zhvillon në këtë qytet.

Nga përplasja e mbështetesve të PD-LSI me forcat e rendit është plagosur një efektiv policie.

Reklamë

Ai u qëllua me sende të forta në kokë dhe u gjakos duke u dërguar me shpejtësi në spital.

Uniformat blu dhe në mënyrqë të vecante forcat speciale i bënë thirrje protestuesve që të tërhiqen dhe të mos ndërmarrin akte të paligjshme.

 

I pranishëm ka qënë edhe vetë drejtori i policisë së Fierit. të njëjtën thirrje për të mos lenduar policet bëri edhe kreu i Pd në Fier, Luan Baci por pavarësisht kësaj incidentet nuk munguan.

 

Nisur nga paralajmerimi i kryeministrity Rama se do të zhvillonte një takim në këtë qytet në kuadër të turit “Bashkia që duam”, opozota mobilizoi mbështetesit e vet të cilët nisën të grumbullohen ne qëndër të Fierit me pankarta në duer kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.

Më shumë video

Reklamë