Subscribe

Rektori i universitetit të Tiranës Mynyr Koni bashke me Dekanin e fakultetit të drejtësisë Artan Hoxha u përpoqën këtë të premte për t’i dhënë zgjidhje ngërçit që ka bllokuar studentët që duan të ndjekin leksionet.

 

Takimi ishte planifikuar të bëhej me studentët që prej ditësh kanë bllokuar ambientet e fakultetit por këta të fundit refuzuan. Në këto kushte, rektori dhe dekani biseduan me të rinjtë që duan të kthehen në auditorë.

 

Por prania e dy grupeve të studentëve, pro e kundër mësimit, krijoi tension mes të rinjve.

 

Ndërkohë, mbledhja nuk solli një vendim përfundimtar për zgjidhjen e ngërçit.

 

Studentët që prisnin një përgjigje pro zhvillimit të leksioneve u zhvendosën në rektoratin e Universit të Tiranës, por edhe aty nuk morën përgjigje.

 

Ndërkohë pjesa më e madhe e fakulteteve të tjera zhvilloi mësim normalisht, me përjashtim të filologjikut dhe një pjese tek shkencat sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *