Tension në Elbasan gjatë kontrollit të protestuesve nga policia

Afro 1500 mbështetes të opozitës nga Elbasani janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protesten e madhe të paralajmeruar nga PD-LSI para kryeministrisë.
Burime pranë selisë blu në këtë qytet thanë për Vizion Plus se simpatizantet kanë udhëtuar drejt kryeqytetit me 8 autobuzë dhe 173 makina private.
Po kështu demokrate dhe mbështetes të LSI janë nisur edhe nga Librazhdit, Cërriku, Gramshi dhe Peqini.
Megjithatë jo gjithcka ka kaluar qetë pasi kontrollet e rrepta të policisë në rrethrrotullime dhe akset e rëndësishme për elemente me rekorde kriminale dhe sende të forta në mjete, kanë tensionuar drejtuesit e PD dhe vetë militantet.
Ndalimi I autobuzave tek rrethrrotullimi I Bradasheshit dhe veprimet aspak ligjore të forcave te rendit sipas kreut te PD në Elbasan, Eugen Isai kanë sjell edhe momente tensioni.





