Mëngjesi i së enjtes përpara ka patur tensione të shumta mes të gjitha palëve të përfshira në procesin e negociatave per reformën ne drejtësi. Mbrëmja e orëve të vona që la në mes mbledhjen e komisionit të posaçëm u be shkak për një përplasje të re, këtë herë jo mes socialistëve dhe demokratëve por brenda koalicionit qeverisës. Tonet u ndezën më shumë gjatë fjalës se Ilir Metes në seancën plenare të kuvendit të Shqipërisë. Duke kritikuar edhe ndërkombëtarët për ecurinë që ka patur procesi i diskutimit të ndryshimeve kushtetuese, Meta kërcënoi me dorëheqjen e tij si kryetar i Parlamentit. Pika më e fortë që kontestoi kreu i kuvendit ishte kërcënimi i disa deputetëve për të votuar reformën. ai tha se në një nisëm e cila do të ndikojë për 30 vitet e ardhshme sistemin e drejtësisë nuk mund të bëhet në këtë formë dhe pa konsensus duke bërë të qartë qëndrimin e tij kundër asaj që kryeministri Rama dhe trupi diplomatik ka kërkuar për miratimin me çdo kusht të reformës.
