Subscribe

Ministri i jashtëm jordanez Ayman Al Safadi, ka paralajmëruar SHBA-të se do të përballen me pasoja të rrezikshme, nëse e njeh Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.

 

Me anë të një postimi në Twitter, ministri i jashtëm jordanez shkruan se i ka thënë sekretarit amerikan të Shtetit Rex Tillerson, se një deklaratë e tillë do të shkaktojë zemërim të madh në botën arabe dhe myslimane.

 

“Fola me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson për pasojat e rrezikshme të njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Një vendim i tillë do të shkaktonte zemërim në botën e Arabe dhe Myslimane, si dhe do të rrezikonte përpjekjet për paqe.”

 

Pak ditë më parë, mediat amerikane raportuan se presidenti amerikan Donald Trump, do të njohë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit, duke përmbushur kështu një nga premtimet e tij gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar, pavarësisht se këshilltari dhe dhëndri i Trump njoftoi se ende nuk është marrë një vendim i tillë.

 

Nëse Uashingtoni njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, ambasada amerikanë do të zhvendosej nga Tel Avivi, qyteti i dytë më i populluar. Por Izraeli është i vendosur dhe vazhdon përpjekjet që Jerusalemi të njihet si kryeqyteti i tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *