Nën forca të shumta policie, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit nisi shembjen e ndërtesave pa leje në zonën e Radhimës në Vlorë.

 

Objekti i parë që u prish ishte një lokal.

 

Më pas aksioni u shoqërua me tensione.

 

Kjo pasi pronarët e një hoteli tri katësh në këtë zonë kundërshtuan prishjen me argumentin se ndërtesa është në proces legalizimi. Ata thanë se i janë drejtuar dhe gjykatës pasi IKMT, sipas tyre, po vepron në mënyrë të kundraligjshme .

 

 

Është ndërtuar në 98 si objekt. Nuk na pranojnë letrat e ndërtimit. E kemi çuar çështjen në gjykatë. Të premte erdhën e thanë të hënën do vijmë për ta prishur pa vendim.  

 

Prej muajt dhjetor hoteli i është dhënë me qira një shtetase italiane, e cila po ashtu tha se do të ndjek rrugën gjyqësore kundër IKMT.

 

 

Në këtë zonë janë parashikuar të shemben 10 objekte pa leje në total që janë përjashtuar nga procesi i legalizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *