E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 orë më parë
Video · Kulturë

Tenori grek këndon shqip

 

Nis me një nga këngët më të bukura shqiptare.

 

E kjo është vetëm pak nga ato që zbulojmë në provat e fundit te salla e koncerteve në Katedralen Ortodokse, aty ku tenori grek Stavros Salabosolopulos do të flasë shqip me gjuhën e muzikës.

Reklamë

 

“Bashkë me Vikena Kamenicën do të sjellim në këtë koncert veprat më të mira shqiptare dhe greke. Nuk do të jetë një mbrëmje ku secili interpreton muzikën e vendit të vet, por edhe një bashkëpunim në duete, ku unë këndoj shqip e Vikena greqisht. Shpresoj që t’ju pëlqejë shqipja ime.”

 

Edhe pse me një numër të konsiderueshëm vendesh për spektatorët, biletat thuajse janë shitur. Por, koncerti që do të mbahet mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, do të rrugëtojë me të njëjtin program edhe në Vlorë, të premten.

Më shumë video

Reklamë