Subscribe

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet në lidhje me tenderin e uniformave të policisë. Dosja tashmë është dërguar në Gjykatë ku të gjithë të arrestuarit do të përballen me akuzat kundër tyre.

Ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara  Edlira Naqellari dhe bashkëpunëtorët e saj Flutura Çekrezi, Ani Omuri, Kleivis Hasani, Anisa Bogdani,  dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali dhe Gëzim Mingaj akuzohen për shkelje të barazisë të tenderave.

Tenderi i uniformave ishte për një periudhë 4-vjeçare me vlerë mbi 2.8 miliardë lekë pa TVSH.

Sipas SPAK të gjithë këta persona kanë favorizuar bashkimin e kompanive të shpallura fituese në kundërshtim me ligjin.

SPAK ka përgjuar dhe vëzhguar 9 të arrestuarit, ndërsa kanë qenë bashkëpunëtorët e drejtësisë ata që kanë ‘zbërthyer’ skemën e abuzimit me tenderin. Ky tender është refuzuar të firmoset nga një anëtar i Komisionit dhe një anëtar i prokurimeve.

Procedurat e tenderimit nisën që në 2019-ën dhe sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, tenderi duhet të ishte i ndarë në tre pjesë të ndryshme, duke filluar më uniformat, këpucët dhe shpërndarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *