E enjte, 5 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tenderi për rrugën e Kombit

Ka përfunduar sot afati i dorëzimit te ofertave për te marre me koncesion mirëmbajtën e Rrugës se Kombit. Ora 15 ka qene afati i fundit i dorëzimit te ofertave. Kjo është hera e dyte qe Ministria e Transporteve ka hapur tender per te dhëne me koncesion rrugën Kalimash -Morinë. Herën e pare tenderi dështoi, pasi ofertat ishin jo me leverdi publike, ndërsa mbeten per t’u pare ofertat ne raundin e dyte. Deri me tani ministria nuk ka dhëne informacione lidhur me pjesëmarrjen e kompanive ne gare, si dhe per ofertat qe ato kane paraqitur.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë