Subscribe

Duke prezantuar kartën e studentit, e parashikuar në ligjin për arsimin e lart prej vitit 2015, kreu i bashkisë se Tiranës ka denoncuar situatën ne universitete.

 

Te shohësh se si shume rektore nuk flasin me gjysmën e dekanatit per tender rojesh, dhe ca rektore të tjere te vetmen gjeq ë kane bere eshte me porosit makinën, dhe me specifikime, te jete makine si makine ministri. Ose gjeja e pare që kanë bërë, jo te nderrojne një poc, por të arredojne zyrën. Duhet te marrim jo vetem privilegjet por edhe pergjegjesite.

 

Veliaj foli edhe për gjimnazin në Kodër Kamëz qe sipas tij do tu shërbeje fëmijëve të zonës.

 

Para se te jesh student duhet te jesh gjimnazist, dhe po mos te kesh gjimnaz ne Koder Kamez, dhe ta përdorësh për të sjellë ca protestues, ata fëmijët detyrohen të kenë një fëmijëri te vështire dhe nga nje femijeri e vështire nuk lind ndonje lideri i madh. Se edhe këto rektoret duhet të mbajnë ca përgjegjësi, po se bere, duhet tu thuhet si u themi si besa, net please.

 

Përpara studentëve, ministrja Shahini, bëri të ditur se dikasteri i saj ka zëvendësuar të gjithë anëtarët në bordet e administrimit.

Besa Shahini: Bordet e administrimit ne universitetet kemi arritur ti zevendesojme te gjithë anëtarët e bordit nga ana e ministrisë se arsimit. Kemi vendosur të jenë njerëz që kanë kontribute ne fushe. Kemi patur 150 aplikime dhe i kemi zgjedhur përfaqësuesit tanë. Në tre universitetet janë zgjedhur edhe përfaqësues nga studentët

 

Sipas Veliajt, karta e studentit, prej të cilës studentët do të përfitojnë ulje për shumë shërbime, do të shpërndahet brenda muajit maj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *