Subscribe

Për të shmangur radhët kilometrike nga trafiku i rënduar,  të cilat përsëriten prej vitesh, Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon që ritenderimi i dy projekteve, ai i Bypassit të Fierit dhe Vlorës të behën me procedurë të përshpejtuar.

 

Pas prishjes së kontratës me kompaninë italiane Serenisima, Autoriteti Rrugor ka rinisur procedurat për hapjen e tenderit nga e para, por ende nuk ka një datë konkrete kur do të hapet gara.

 

Për të përfituar kohë Autoriteti Rrugor thotë se i është drejtuar dy financuesve të projektit Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Bankës Europine të Investimeve me qëllim shkurtimin e procedurave.

 

Burime zyrtare  i thanë Vizion Plus se synohet që tenderi i ri të mos bëhet me dy faza, ku në të parën  paraqiten kompanitë, ndërsa në të dytën jepet oferta ekonomike, pasi kjo do të merrte kohë.

 

Por kjo kërkesë e autoritetit është në pritje të përgjigjes nga donatorët të cilët ende nuk kanë reaguar, nëse janë dakord me këtë propozim.

 

Ndonëse nuk ka një arsye zyrtare, besohet se BERZH dhe BEI e kane shtyrë përgjigjen për shkak të situatës elektorale.

 

Nga ana tjetër vijimi i procedurave për këto dy tendera  has edhe në një tjetër diskutim, atë të vendimit të kryeministrit për të pezulluar prokurimet deri në formimin e qeverisë së re.

 

Burime nga autoriteti thonë se këto janë investime me financim të huaj dhe jo nga buxheti, çka do të thotë se ka vend për interpretim mbi bllokimin  e prokurimeve.

 

Por deri sa këto pikëpyetje të marrin përgjigje, ky trafik i rënduar do të na shoqërojë përgjatë gjithë sezonit veror, trafik të cilit nuk i jep dot zgjidhje as policia.

 

Në rastin më të mirë, nëse çdo gjë do të shkojë normalisht,  në fund të vitit, parashikohet që të mbyllen punimet për Bypass-in e Fierit. Rreth 6 vjet më parë, qenëria Berisha hapi garën për të ndërtuar dy bypasset si dhe shpalli fituese kompaninë italiane SERENISIMA.  Por sot këto dy vepra publike ende nuk kanë përfunduar. Arsyet janë të ndryshme, që nga tenderi i kryer e deri tek mosmarrëveshjet me nënkontraktoret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *