E enjte, 12 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Ten Hag e thotë hapur: Nuk do të rinovojmë me Martial

Anthony Martial është gjithnjë e më larg Manchester United. Sulmuesi francez numëron 13 ndeshje në Premier League këtë sezon, por në asnjërën prej tyre nuk ka minutazh të plotë.

Mediet britanike raportojnë se marrëdhënia e sulmuesit me trajnerin Erik Ten Hag nuk është aspak e mirë dhe kjo gjë ka bërë që 28-vjeçarit t’i tregohet “dera” nga tekniku holandez.

Në prononcimin për mediet pas fitores me përmbysje 3-2 të Manchester United ndaj Aston Villa-s, Ten Hag theksoi se nuk si qëllim që të rinovojë kontratën e francezit.

“Ai ende nuk është mirë. Rinovimi? Kur të kemi lajme do t’ju them, por nuk është qëllimi ynë”, deklaroi kreu i stolit të “Djajve të Kuq”.

Martial do të largohet nga United, me një shifër të ulët nëse ndodh në janar, ose falas nëse do të shtyhet për në verë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë