E martë, 13 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Temperaturat zbresin deri në -9 gradë celcius, ja qytetet ku pritet të bëjë më ftohtë ditën e martë

Për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe shtim gradual të vranësirave deri të dendura.

Reshjet e shiut pritet të bëhen prezente në orët e mbrëmjes, fillimisht në jug e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Reklamë

Në juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër dhe në relievet malore në lindje në lartësitë mbi 800-900 metër reshje dëbore me intensitet të ulët.

Temperaturat do të pësojnë ulje në të dyja vlerat, ato maksimale do të arrijnë deri në 10 gradë celcius, ndërsa ato minimale do të zbresin deri në -9 gradë celcius.

Reklamë

Temperaturat më të ulëta pritet të regjistrohen në zonën e Bajram Currit dhe të Peshkopisë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–lindje, me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 20 m/s.

Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik forcës 3-4 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë