E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Temperaturat e ulta dhe reshjet e borës paralizojnë Greqinë

Temperaturat e ulta dhe reshjet e shumta të dëborës kanë bërë që Greqia të paralizohet nga moti i keq.

 

Sipas mediave greke i gjithë territori grek pothuajse është bllokuar nga dëbora.

 

Reklamë

Si pasojë e reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta transporti rrugor, hekurudhor dhe ai detar nuk do të funksionojnë këtë të martë në territorin grek.

 

Ndërsa transporti ajëror do të ketë informacion të rinovueshëm në çdo orë në lidhje me fluturimet.

 

Por krahas transportit, me vendim të gurvenatorëve të periferive dhe Ministrisë së Arsimit të Greqisë nuk do të funksionojnë as shkollat po thuajse në të gjithë vendin.

 

“Telemaku” apo ndryshe  i ftohti që ka pushtuar Greqinë do të largohet gradualisht nga atmosfera greke të mërkurën paradite.

Vazhdo të lexosh

Reklamë