Subscribe

 

I ftohti i prillit ka rezultuar fatal per perimtarinë. Temperaturat e ulëta të ditëve të fundit kanë dëmtuar  një pjesë të mirë të kulturave bujqësore. Fermerët e Korçës thonë se kanë pësuar dëme të konsiderueshme ne kulturat e mollës dhe qershive, në masën 50 deri në 80 %. Ky fakt përkthehet në miliona lekë të humbuar.

 

Mësohet se Drejtoria e Bujqësisë së zonës do të nisë inspektimet e dëmeve. Më pas do të hartohet një raport për ta dorëzuar në ministrinë përkatëse, ku do të shikohet mundësia për kompensim. Problemi më i madh i  fermerëve është mungesa e tregut për shitjen e produkteve të tyre, ndaj dëmet e ngrica nuk bëjnë gjë tjetër veçse rëndojnë më tej pozitën e tyre duke i çuar ata drejt falimentit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *