Subscribe

Ngricat dhe temperaturat e ulta që shkojnë disa gradë nën zero kanë vështirësuar mjaft situatën në gjithë qarkun e Korçës. I ftohti duket se veç ngricave ka sjellë edhe vështirësi për banorët e Korçës që të përballojnë shpenzimet e ngrohjes me dru zjarri.

 

Një gjë e tillë konfirmohet nga vetë banorët e Korçës që tregojnë se sa të vështirë e kanë në një situatë të tillë të sigurojnë drutë e zjarrit, edhe për shkak të çmimit të lartë dhe të papërballueshëm për ta. Por ka edhe nga ata që nuk e kanë të vështirë të përballojnë të ftohtin, pasi prej vitesh janë përshtatur me një klimë te tillë në Korçë.

 

Situata më e vështirë është në zonat malore të qarkut të Korçës. Kryesisht në fshatrat e thellë të njësive administrative Lekas, Proptisht, Dardhas, Velcan e Trebinjë. Komunikimi i fshatrave me qendrat e njësive është mjaft i vështirë për shkkak të borës dhe prezencës së akullit në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *