Fëmijët dhe të moshuarit janë dhe grupmoshat më të rrezikuar nga temperaturat e larta. Është e rëndësishme që për të përballuar të nxehtin e ditëve të verës të shmagni daljet në diell sidomos në orën 11:00 me 17:00.

 

Vishuni lehtë, me veshje pambuku, me rroba të gjëra, dhe ngjyra te hapura, si në shtëpi edhe kur dilni nga shtëpia. Mbani në kokë kapele, çadër dhe syze kur dilni jashtë.

 

Mbani shtëpinë sa më të freskët. Hapni dritaret herët në mëngjes dhe në mbrëmje vonë. Mbani mbyllur dritaret gjatë ditës. Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27 ° dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.

 

Këto janë disa këshilla që ju vijnë në ndihmë për ti bërë ballë të nxehtit, sidomos për ndikimin e tij të fëmijët dhe të moshuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *