Vendi ynë do të ndikohet nga temperatura të larta të cilat sot pritet të arrijnë vlerat maksimale deri në 37 gradë Celcius.

Sipas MeteoAlb deri në orët e mesditës pothuajse i gjithë territori Shqiptar do të jetë në ndikimin e kthjellimeve, por në zonat e thella malore pritet të ketë dhe kalime të lehta vranësirash. Ndërsa në orët vijuese sërish do të ketë rishfaqje të vranësirave të pakta në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 37°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Ishujt Britanik dhe pjesa më e madhe e Qëndrës së kontinentit do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu, të shoqëruara më stuhi afatshkurtra ere. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, konkretisht në Europën Lindore, Veriore dhe Jugore KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Rajonin e Ballkanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *