Këtë të premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

 

Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve kodrinore- malore.

 

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 9m/s.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

 

Temperaturat parashikohen

 

në zonat malore 14 deri 29°C

 

në zonat e ulëta 18 deri 34°C

 

në zonat bregdetare 22 deri 34°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *