Kjo e enjte do të vijojë të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

 

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira në shtim kryesisht në orët e pasdites.

 

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen: në zona malore 12 deri 29°C

 

në zona e ulëta 12 deri 33°C

 

në zona bregdetare 18 deri 32°C

 

Rajoni i Ballkanit do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të përqëndruara në pjesën veriperëndimore të tij. Reshjet e shiut parashikohen të jenë kryesisht në Kroaci me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive.

 

Sa i përket Kontinentit Europian pjesa më e madhe e tij do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferkie të paqëndrueshme të cilat prite të sjellin mot me vranësira dhe reshje shiu. Ishujt Britanik dhe Brigjet e Egjeut pritet të jenë nën ndikim te kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjelliem dhe vranësira kalimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *