Subscribe

Meteorologu Hakil Osmani tregoi sot për publikun e emisionit “7 pa 5” parashikimin e motit për ditën e sotme dhe për fundjavën që kemi para.

Përmes një lidhje me Skype sinoptikani tha se moti gjatë ditës sot do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve dhe orëve të gjata me diell.

Ndërsa pasditja do të sjellë vranësira të lehta, sidomos në zonat malore. Do ketë gjithashtu momente të pakta me reshje shiu në pasdite.

Meteorologu tha se gjatë fundjavës temperaturat do vijojnë të jenë të larta. Temperaturat minimale do të jenë 3 me 4 gradë celcius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 22 gradë celcius në zonat bregdetare.

“Gjatë fundjavës do të kemi temperatura të larta, presim temperatura maksimale edhe 22 gjatë vijës bregdetare. Minimumet në zonat malore 4 me 5 gradë, ndrësa në ultësirën perëndimorë 7 min. Pasdite të dielën do ketë reshje të pakta shiu”, tha meteorologu./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *