Miliona banorë vazhdojnë të përballen me motin e egër që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara. Temperaturat kane regjistruar -29 gradë celsius. 19 persona kanë humbur jetën si pasojë e kushteve atmosferike, ndërsa 2 viktima u shënuan edhe ne Kanada.

 

Njerëzit janë detyruar te boshatisin supermarketet për të siguruar ushqim mjaftueshëm. Por ajo që është vënë re gjithashtu, është rritja e shitjeve të numrit të lopatave të dëborës. Banorët e Bostonit dhe shteteve të tjera të prekura nga moti ekstrem janë mobilizuar për pastrimin e rrugëve.

 

Stuhia e emëruar “cikloni bombë”, ka shkaktuar anulimin e rreth 3 mijë fluturimeve nga Londra në Nju Jork. Autoritetet njoftuan mbylljen e aeroportit Jon Kenedi për shkak të stuhisë.

 

Mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike në Kanada për shkak të erërave të forta, të cilat rrëzuan linjat elektrike.

 

Edhe Ujëvara e Niagarës është mbuluar nga akulli. Disa zona në Teksas pranë Hjustonit janë bërë të rrezikshme për shkak të akullit.

 

Më e vështirë situate paraqitet në Nju Jork ku qindra shkolla vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *