Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në vend, duke bërë që të ketë kryesisht kthjellime dhe vranësira të herëpasherëshme, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriore dhe qëndrore.

 

Orët vijuese mbeten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.

 

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veri-verilindor dhe për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohen dallgë 4 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *