E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Vendi

Temperatura deri në -4 gradë Celcius, parashikimi motit për sot

Do të vijojë territori shqiptar nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites; por pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash ku më të theksuar do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke sjellë momente me flokë dëbore; Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës;

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale në Bulqizë deri në 12°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë