E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Temperatura deri në 39°C, parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C vlera më e ulët në Verilindje të vendit, deri në 39°C pritet vlera maksimale në qarkun e Beratit dhe Shkodrës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi 6-8 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.

Reklamë

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë