E mërkurë, 14 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Temperatura deri në 39 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash më të theksuara në lindje dhe jug.

Reklamë

Reshjet e shiut parashikohen lokale dhe me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në lindje dhe veri priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara, të përqendruara kryesisht në relievet kodrinore-malore.

Temperaturat do të mbeten të larta, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë 39°C në Elbasan dhe Gjirokastër, ndërsa 38°C parashikohet në Shkodër, Tiranë dhe Berat.

Reklamë

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim–verilindje, me shpejtësi mesatare 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1–3 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë