E hënë, 28 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 34 minuta më parë
Vendi

Temperatura deri në 31°C, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare klalimtare në relievet malore në lindje.

Vranësirat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe afatshkurtra nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Reklamë

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por vijojnë njësoj në mesditë duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri 17 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-3 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë