Subscribe

Temperaturat kanë shkuar deri në 29 gradë këtë të mërkurë. por meteorologët parashikojne rikthimin e reshjeve të shiut të cilat do të na shoqërojnë në ditët e mbetura të prillit.

 

Masat ajrore nga Europa Jugore kanë sjellë një ndryshim të menjëhershëm të temperaturave në vend. Sipas Meteoalb, këtë të mërkurë janë shënuar vlerat më të larta të kësaj stine duke shkuar deri në 29 gradë Celsius.

 

LAJDA PORJA
SINOPTIKANE

“Kryeqyteti pritet të regjistrojë temperaturës 26 gradë, madje dhe në zonat malore si Kukësi, Hasi, Peshkopia presin temperature 20 dhe mbi 20 gradë. Shkojnë deri në 29 gradë Celsius në qarkun e Beratit dhe zona të izoluara në Elbasan, ndërkohë në të gjithë shtrirjen perëndimore luhaten nga 24 deri në 27 gradë. Ka pasur një ndryshim të menjëhershëm tablo termike, kjo edhe për shkak të masave ajrore që tashmë kryesisht nga Europa Jugore që kanë përfshirë Shqipërinë dhe rajonin duke sjellë ndryshim të menjëhershëm të temperaturave.”

 

Reshjet e shiut do të rikthehen sërish në fundjavë, megjithatë do të jenë të papërfillshme.

 

“Parashikohet që fundjava të jetë e ndarë në dy pjesë. E shtuna do jetë me kthjellime dhe vranësira më të lehta dhe e diela do jetë me vranësira më të dendura me një lagështirë të lartë relativisht në ajër dhe reshje që do jenë kryesisht në zona malore . Kryeqyteti dhe zonat e izoluara në qendër do kenë shira të pakët, do thoja të papërfillshme.”

 

ipas sinoptikanëve, muaji prill do të mbyllet me temperatura të larta, ndërsa javët e para të majit do të nisin me disa gradë më pak se vlerat normale klimatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *