E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Temperatura atipike për stinën, parashikimi i motit për ditën e sotme

Depërtimii masave ajrore jugperëndimore me origjinë nga Anticikloni i Azoreve do të bëjë që të paktën nga dita e hënë deri të enjten vendi ynë të ketë mot të qëndrueshëm e të kthjellët, ndërsa vranësirat do të jenë kalimtare.

Kjo situatë me vlera jo normale dhe atipike për stinën që ndodhemi vjen si pasojë e anomalive të motit, duke na dhënë një ‘shije’ të një jave pranverore, por kjo situatë ndryshon të premten ku parashikohet rikthim i reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era më së shumti do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 2-7m/s, ndërsa përgjatë luginave dhe vijës bregdetare do arrijë shpejtësi 11-16m/s me dallgëzim të forcës 1./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë