Shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorjan Teliti shpjegoi pse me programin e PD fitojnë shqiptarët. Përmes një postimi në “Facebook”, Teliti tha se ulja e sigurimeve shoqërore, taksa e sheshtë dhe lehtësimi i biznesit të vogël nga taksat do të ndihmojnë në këtë aspekt.

 

“Rritja ekonomike prej të paktën 5.5% cdo vit, e shoqëruar me uljen e evazionit fiskal si pasojë e mirëadministrimit, përmirësimin e ndjeshëm të klimës së të bërit biznes dhe hapja e vendeve të reja të punës, do të kompensojë tërësisht të ardhurat e munguara në arkën e shtetit si pasojë e uljes në 18% të sigurimeve shoqërore. Me uljen në 18% e sigurimeve shoqërore, sipërmarrësi do të ketë më shumë para në llogarinë e tij për të investuar e zgjeruar biznesin e tij, me kushte më të mira pune e paga më të larta për punonjësit. Me taksën e sheshtë 9%, të gjithe do të fitojnë, si të punësuarit & profesionistët, si biznesi, ashtu edhe arka e shtetit. Gjithashtu, cdo biznes i vogël me xhiro vjetore deri në 140 mijë dollarë në vit, sdo paguajë as TVSH, as Tatim Fitim dhe totali i taksave dhe tarifave vendore do të ketë një tavan prej 0.5% të xhiros”, tha Dorjan Teliti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *