E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 minuta më parë
Politikë

Teliti: Bletërritësit kanë ulur numrin e koshereve, Rama nuk i ndihmon

Eksperti për çështjet ekonomike në PD, Dorjan Teliti ngriti shqetësimin se bletërritësit janë në gjendje të vështirë prej katër vitesh. Në “Facebook”, Teliti deklaroi se ata janë detyruar të ulin numrin e koshereve sepse u ka munguar ndihma dhe mbështetja nga ana e qeverisë.

 

“I rrethuar nga statistika negative në të gjithë sektorët e ekonomisë, ER po përpiqet që lugën bosh të propagandës ta mbushë me gënjeshtra shoqëruar me mjalt propagandistik. Edhe pse ka 4 vite rresht që bletërritësit ulin numrin e koshereve, në kulmin e pandemisë ER nuk u ka ofruar atyre dhe fermerëve as 10% të masës së subvencioneve që kanë ofruar vendet e rajonit.  Për fat të keq, videot 3D të ëmbëlsuara me propagandë, nuk ua lehtësojnë gjendjen bletërritësve. Fakt mbetet që të gjjthë bletërritësit dhe fermerët shqiptarë u përjashtuan nga skemat gjysmake të ndihmës që dha qeveria shqiptare gjatë pandemisë.”

 

Reklamë

Dorjan Teliti tha se fermerët kanë nevoje për lekë, ndërsa akuzoi qeverinë se edhe në ditët e pandemisë paratë i çon për inceneratorët.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë