E martë, 29 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Televizori juaj mund të përgjohet televizori juaj, ja si ta zbuloni

Pajisjet e lidhura me internetin mund të pëgjohen shumë lehtë. Mjafton një gabim nga përdoruesi i pajisjes, sidomos kur kjo e fundit lidhet me internetin dhe ato janë potencial për të rënë pre e sulmeve kibernetike.

Sulmet e fundit janë aq te sofistikuara saqë dhe kompanitë që prodhojnë “Smart Tv” nuk kane arritur te gjejnë një zgjidhje.

Reklamë

 

Hakerat kane publikuar dhe kodin sesi mund të aksesojnë në televizorët tuaj.

 

Pas një hakimi të televizorit tuaj as një “restart” dhe as një rikthim të pajisjes ne gjendjen fillestare nuk do të largonte virusin prej saj. Ai do të veprojë gjatë gjithë kohës në “background”.

 

Pas sulmit, hakerat do shfaqin në TV tuaj atë që ata duan, por jo vetëm kaq.

 

Personat që kryejnë këto sulme mund të kryejnë përgjime në ambientet tuaja të shtëpisë, t’iu filmojnë nëse ekranin e keni me kamera e madje dhe të marrin të dhëna të tjera tuajat si “passwordet” e llogarive të e-maileve.

 

E vetmja gjë që duhet të bëni është të mos hyni në rrjetet sociale duke përdorur TV si monitor.

Vazhdo të lexosh

Reklamë