E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 59 minuta më parë
Sport

“Telenovela” Broja, trajneri i Ipsuiç zbulon çfarë po ndodh

“Telenovela” Broja duket se nuk ka fund në Angli. Ndërsa nja javë më parë u bë thuajse i kryer kalimi i tij te Ipsuiç, situata sot duket krej ndrsyhe.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe trajneri i Ipsuiç, Kieran McKena, i cili konfirmoi bisedimet dhe deklaroi se nuk duhet të aludohet për problem në vizitat mjekësore, përderisa nuk ka njoftim zyrtar për këtë.

“Me Armandon kemi folur. Klubi është në bisedime me Çelsin, por unë nuk jam në dijeni se çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit. Po zhvillohen negociata dhe të shohim së çfarë do të ndodhë para të premtes. Probleme në vizitat mjekësore? Nuk duhet të flitet për ndonjë thashethem tjetër, derisa diçka të konfirmohet zyrtarisht”, tha McKena.

I pyetur nëse është optimist se transferimi i Brojës do të realizohet, McKena u shpreh: “Të jem i sinqertë, unë jam optimist për të mërkurën në mbrëmje.”

Fillimisht u raportua se Çelsi dhe Ipsuiç kishin rënë dakord për transferimin e Brojës, në huazim për një sezon, me detyrim blerje për 30 milionë euro, nëse sigurohet mbijetesa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë