Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjiencës Epidemiologjike, Eugena Tomini i bën thirrje qytetarëve që vijnë nga vendet e prekura nga koronavirusi që të telefonojnë në numrin 127.

 

Tomini këshillon që të minimizohet prekja e gojës dhe hundës, si dhe të shmanget përdorimi i maskës nëse nuk jeni të sëmurë.

 

“Ju këshillojmë të gjithë qytetarëve të përdorin bërrylin, për të mos përdorur dorën. Të përdoren maska vetëm kur jeni të sëmurë apo keni kontakte me persona të sëmurë. Nuk rekomandohet përdorimi i maskës, kur nuk jeni të sëmurë dhe nuk keni kontakte me persona të prekur.”

 

Specialistja e ISHP-së shtoi se janë monitoruar të gjithë udhëtarët që kanë ardhur nga Kina a Italia.

 

“Udhëtarët që janë evidentuar dhe vlerësuar në pikat kufitare kanë marrë rekomandimin e duhur. Nëse vijnë nga vendet, ku Italia ka vendosur karantinim, ata udhëtarë nuk dalin nga karantina. Shpresojmë që edhe kjo virozë të ketë një tendencë në ulje me rritjen e temperaturave. Diagnoza bëhet në laboratorin e Inspektorit të Shëndetit Publik dhe rezultati i analizës del për 8-12 orë”,tha Eugena Tomini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *