Subscribe

Fluksi i telefonatave në urgjencën kombëtare ditët e fundit ka pasur rritje të ndjeshme, ku në 24 orë shënohen deri në 1900 thirrje. Njësia e koordinimit pranë urgjencës kombëtare raporton se 420 thirrje të skeduara i referohen sars covid 2.

 

KLEJDI CANKJA

NJESIA E KOORDINIMIT URGJENCA KOMBETARE

 

 Javët e fundit është një mesatare me 1700 thirrje në ditë ku piku i ditës ka arritur ne 1900 telefonatash. Janë shtuar edhe thirrjet për tamponë, janë 420 thirrje të skeduara për korona, 100 emra janë listuar për tamponë , sepse ishin simptomatikë.

Janë bërë 60 misione covid id në mbarë vendin, 28 raste të dërguar në spital.

 

 

9 ambulanca janë në shërbim të qytetarëve, ndërsa ekipet e urgjencës operojnë edhe në rastet kur mjeku i familjes e ka të vështirë te trajtoje pacientet.

 

Presim akoma rritje, cdo gjë është nën kontroll. Cdo gjë e kemi gati që sherbimi mos të cënohët në anjë moment. Është rritur bashkëpunimi me mjekun e familjes, aty ka nuk mund të ndërhynte mjeku i familjes kemi ndërhyrë ne

 

528.425 telefonata janë regjistruar në sallat operative të urgjencës kombëtare që nga 9 marsi kur shfaqen rastet e para me koronavirus në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *