Subscribe

Reshit Grembi, ishte viktima e katërt e pacienteve që tragjikisht kanë zgjedhur të vetëflihen duke u hedhur nga lartësitë e spitaleve Covid në Tiranë.

Nipi I tij, në Fier tregoi për mediat të gjitha kalvarin e ditëve kur 69 vjecari pati probleme shendetesore dhe u konsultua me mjeken e lagjes, spitalin e Fierit dhe pastaj edhe në Infektiv, aty lu edhe pse qëndroi vetëm 1 dit, vendosi të ndërmarre aktin ekstrem.

Nipi i viktimes akuzon spitalin e Fierit se neglizhoi në marrjen e tamponit për xhaxhain e tij.

Po ashtu ai shton se me të shkuar para Infektivit, Reshit Grembi ka qëndruar disa orë në ambulance pasi nuk kishte vende ne Infektiv.

Nipi i Grembit rrëfen edhe telefonaten e fundit të xhaxhait të tij me djalin ku I shpjegonte se ishte në gjëndje të rëndë.

 

 

Rreth 5 ditë xhaxhai u mjekua nga doktoresha e lagjes me disa vitamina me dyshimin  për një grip të lehtë. Më njoftojnë që kishte temperaturë 40 pasi mbaroi ilaçet. Duke marrë masat e mora në sediljen e pasme, shkojmë tek urgjenca e fierit. Mbasi i bëjnë ekzaminimet, i bëjnë serum me disa antibiotikë për të ulur temperaturën. Mbas tre orësh iu ul temperatura shoqëruar me disa ilace, na thanë ta conim në shtëpi. Dmth nuk iu bë fare asnjë tampon. Madje ne kërkuam për ta bërë për të qenë të sigurt. Por duke parë doktoresha që nuk kishte asnjë simptomë për dyshim e shoqëroi me disa mjekime. Mbas 24 orësh që i ishte ulur temperature i ngrihet përsëri 40-41. Unë nuk arrita dot atë natë por e dergoi nusja e djalit në spital. Prapë po e njejta gjë, i kishinë kërkuar tampon por nuk i kishin bërë. Por prapë i është ulur temeperatura për dhjetë orë dhe duke marrë serumë e antibiotic i ishte bërë skaneri. Nëpërmjet skanerit ata thanë që dyshonin se ishte Covid-19, pa i bërë tampon. E kanë cuar pas uljes së temperaturës rreth orës 01:30 të natës dhe u vendos që do dërgohej me urgjencë tek Infektivi. Nga ora 02:00 deri në 08:30 e kanë mbajtur në ambulancë se nuk ka pasur vende. Megjithatë e kanë marrë nga ora 08:30 e kanë futur në korridor. Ka pasur një komunikim e bija më vonë dhe ka thënë vajti ora 15:00 dhe nuk kam marrë asnjë lloj shërbimi. Më vonë s’ka pasur asnjë kontakt më. Ndërkohë kishte folur me djalin në Gjermani nga ora një i natës dhe ishte në gjendje të rënduar. Nuk kuptoj asgje se ne të paktën duhet të kishim dijeni se cfarë kishte xhaxhai. Nuk është e konfirmuar akoma që xhaxhai ka qenë me Covid. Bashkëshortja e tij ende nuk e di për incidentin që ka ndodhur nga ballkoni. Dhe bashkëshortja vuan nga diabeti por s’ka asnjë simtpomë. Fëmijët këtu kanë qenë. Kështu që nuk e dimë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *