Subscribe

Ish-deputeti socialist Alqi Bllako i cili ndodhet pas hekurave i akuzuar për inceneratorin e Fierit, rrezikon që të akuzohet edhe për atë të Elbasanit.

 

Dokumenti i siguruar nga dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme, tregon se Alqi Bllako është përfshirë në hetimet për inceneratorin e Elbasanit.

 

Sipas konkluzioneve të SPAK, Bllako, i cili ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit ka shpërdoruar detyrën për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

 

Për herë të parë në këto hetime është përfshirë edhe Mirel Mërtiri, ky i fundit bashkëjetues i Stela Gugalljas, e cila është shpallur në kërkim për skandalin e abuzimeve të inceneratorit të Fierit.

 

Para pak ditësh, gjykata ka vendosur masën arrest me burg për Mërtirin, i cili gjithashtu është shpallur në kërkim policor.

 

Bllako dhe Mërtiri rrezikojnë të merren të pandehur për këtë dosje, ku pritet që ditën në vijim të dorëzohet në Gjykatë. Palët mbrojtëse të të akuzuarve janë njohur me dosjes dhe kanë afat 10 ditë për të paraqitur pretendimet e tyre përpara zhvillimit të masës paraprake.

 

Në këtë dosje përshkruhet se Mirel Mërtirin, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto kanë konsumuar veprat penale të “korrupsionit aktiv të fuksionarëve të lartë shtetërore” si dhe “pastrim i produkteve të veprimtarisë kriminale e kryer në bashkëpunim”.

 

Ndërkohë SPAK i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Durrësit hetimet për 24 kompanitë fiktive ku dyshohet se kryheshin transfertat e parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *