E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Telashe për Messin, akuzohet për pastrim parash në Argjentinë

Kjo është një periudhë e keqe për Messin, brenda dhe jashtë fushe. Në një kohë që po merr veten nga dëmtim në krah në kampionat, ylli I futbollit botëror ka telashe në Argjentine. Ai akuzohet për pastrim parash në vendin e tijj.

Akuzat vijnë nga ministria e brendshme argjentinase dhe më konkretisht ato lidhen me aktivitetin e fondacionit që Messi ka në atdhe.

Në qëndër të hetimeve ka përfunduar edhe babai I tij, Jorge Horacia.

Hetimet nisën pas akuzave dhe informacioneve te dala nga një ish bashkëpunetor I fondacionit të Messit I cili ka folur për fonde të cuditshme që ishin marrë nga ky fondacion dhe që nuk ishin përdorur për projekte me natyre sociale sic parashikohej. Agjentet ligjore të Messit e kanë konsideruar të turpshme këtë cështje të hapur duke I mohuar akuzat.

Vazhdo të lexosh

Reklamë