Telashe nga askund për Carlo Ancelottin. Sipas një publikimi spanjoll, trajneri italian i Real Madridit akuzohet për evazion fiskal, konkretisht në sezonin e tij të parë në kryeqytetin spanjoll.

Siç raporton “relevo”, prokuroria spanjolle kërkon pesë vite burg për Ancelottin, me italianin që akuzohet se ka fshehur 1 milionë euro nga autoritetet e Madridit.

Spanjollët theksojnë se Ancelotti kishte deklaruar në mënyrë të rregullt paratë që kishte marrë nga Real Madrid në vitin 2014 dhe 2015. Megjithatë, problemi u vu re me paratë që italiani mori nga të drejtat e imazhit të tij, të cilat dyshohet se nuk i kishte deklaruar kurrë në shtetin spanjoll.

Ancelotti akuzohet se nuk ka deklaruar 386 mijë euro në vitin 2014 dhe 675 mijë euro në vitin 2015. Çështja sigurisht që pritet të shkojë në gjykatë, ndërsa autoritetet spanjolle kërkojnë dënimin me pesë vite burg për trajnerin italian të Real Madridit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *