E enjte, 12 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Telashe pafund për Machester City/ Në dyshim titulli 2013-2014

Telashet nuk kane te sosur per Manchester Cityn. Sikur mos te mjaftonte denimi dy vjecar nga Uefa ne Champions League apo nje reduktim i mundshem i pikeve kete sezon ne Premier League, te ashtequajturve qytetaret rrezikojne te humbasin edhe titullin kampion te fituar ne ishull ne sezonin 2013-14. Sipas “Daily Mail” nese nje komision i pavarur i liges angleze do te konfirmoje shkeljet atehere denimi mund te shtrihet edhe ne kampionat.

 

Denimi mund te perfshije piket e hequra dhe ne ate kohe citizens fituan titullin dy pike larg Liverpulit dhe 4 nga Chelsea. Sipas tabloidit anglez Premier League eshte gati per te hetuar periudhen nga 2012 deri ne 2016 qe konsiderohet me shkelje nga Uefa dhe te 19 klubet angleze ne kampionat qartazi nuk do te merrnin anen e Cityt ne rast te nje denimi.

 

Reklamë

Dy dite me pare Uefa denoi me përjashtim skuadren e Guardioles nga Champions League ne dy sezonet e ardhshme per shkak te shkeljes se fair play financiar. Premier Leauge u kunderpergjijg diten e djeshme se Manchester City mund te penalizohet me pike qe kete sezon pasi mund te jene shkelur edhe rregullat e brendshme te kampionatit. Edhe pse u përjashtua kategorikisht nje rrezim ne Champions ship kategoria e dyte angleze denim do te kete ne pike edhe pse Manchester City do te ankimoje ne tas.

 

Telashe pa fund per skuadren ne pronesi arabe qe tashme rrezikon te humbase edhe yjet e sakuadres nga sterling te De Brojce duke perfshire edhe vete teknikun Pep Guardiola.

Vazhdo të lexosh

Reklamë