E premte, 6 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Tel Aviv, protestë kundër ligjit hebraik

Mijëra njerëz protestuan në Tel Aviv kundër ligjit “hebraik” i cili e shpall Izraelin komb-shtet të popullit hebre. Ky hap ka zemëruar pakicën arabe të vendit, por ka ngjallur edhe kritika jashtë Izraelit.

 

Protestuesit, pjesa më e madhe arabo-izraelitë, kërkojnë anulimin e ligjit, pasi sipas tij ata që janë jo hebrenj brenda, konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë.

 

Reklamë

Kryeministri Benjamin Netanjahu e ka mbrojtur ligjin në të cilin thuhet se vetëm hebrenjtë kanë të drejtën e vetëvendosjes në vend.

 

Sipas tij, ligji është i nevojshëm për të shmangur sfidat palestineze ndaj vetëvendosjes hebraike. Ligji i ri gjithashtu heq arabishten si gjuhë zyrtare.

 

Ndërkohë mes mijëra protestuesve ka edhe hebrej. Kjo është hera e parë që hebrenjtë e arabët luftojnë së bashku  për të drejtat e tyre. Një protestues hebre tha për mediat se të gjithë qytetarët e Izraelit duhet të jenë të barabartë para ligjit.

Më shumë video

Reklamë