Nxënësit e shkollave te mesme per here te pare, do te kene programe te reja, me pak te ngarkuara, me te thjeshta, por dhe te profilizuara sipas Universiteteve. Ne shtator te këtij viti, projekti i Ministrisë se Arsimit, do te zbatohet fillimisht me nxënësit e klasave te dhjeta. Nëse dy vitet e para, gjimnazistet do te marrin njohuri te përgjithshme, ne vitin e fundit ata do te profilizohen sipas universiteteve qe do te ndjekin. Pas kritikave dhe sugjerimeve te vazhdueshme nga akademiket kryesisht, është vendosur qe Gjuha Shqipe te jete lende me vete ne gjimnaz. Po ashtu do te rikthehet edhe lënda e filozofisë. Ministria Lindita Nikolla deklaroi se ashtu si nxënësit evropiane edhe gjimnazistet shqiptare, do te kenë 12 tekste nga 18 qe kane aktualisht. Nuk do te ketë heqje lendesh, por rikonceptim te tyre. Sa i përket mësuesve qe do te japin mësim me programet e reja, ministrja deklaroi se ata do te trajnohen me pare nga Instituti i Zhvillimit dhe Kurikulave.