E premte, 6 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Tekste falas për arsimin fillor

Ne shtator, 190 mije nxënës te arsimit publik, nga klasa e pare ne te katërtën librat e shkollës do ti marrin falas.

 

Paratë e librave do te mbulohen nga Buxheti I shtetit dhe ditën e pare te shkollës do tu shpërndahen nxënësve. Ky është vendimi me i fundit i qeverise qe synon lehtësimin financiar për mijëra familje. Drejtues ne Ministrinë e Arsimit tregojnë se brenda korrikut shkollat përgatisin listën e parashikuar te nxënësve te arsimit fillor dhe me pas behet blerja nga institucionet arsimore.

 

Reklamë

Ashtu si shume vite me pare, tekstet  do ti kthehen institucionit ne fund te vitit shkollor. Nëse libri është dëmtuar, nxënësit do te paguajnë vlerën e tij sipas çmimit te katalogut.

 

Ndërsa fatura financiare e qeverise për te mbuluar me tekste falas arsimin fillor është rreth  270 milion leke.

Më shumë video

Reklamë