Nga viti tjetër shkollor edhe nxënësit e klasave të katërta dhe të pesta do të kenë në duar tekste të reja falas. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se është miratuar financimi nga buxheti i shtetit për të zgjeruar skemën e teksteve pa pagesë edhe për këto dy nivele të arsimit fillor.
“Miratuam financimin nga buxheti i shtetit për klasën e katërt dhe të pestë filloree për tekstet falas të reja. Nëse e kishim vetëm në klasë të parë të dytë dhe të tretë, shtuam me financimin e ministrisë së arsimit rreth 43 milion lekë të reja, tekste falas të reja cdo vit edhe për klasat e katërt dhe pestë”, tha Kumbaro.
Sipas këtij vendimi në total përfitojnë mijëra nxënës në të gjithë vendin.
“Bëhet fjalë për 9000 nxënës por kur flasim për anën financiare bëhet fjalë për rreth 9.000 familje të cilat do përfitojnë tekste falas dhe nuk do ti kenë barrë për familjet e tyre, po as nuk do ti marrin tekstet e përdorura”, shprehet Kumbaro.
Ndërkohë, për klasat nga e gjashta deri në të nëntën tekstet do të rinovohen një herë në 3 vite./vizionplus.tv





