Subscribe

Dhjetori është afati i fundit që i lejon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të nisë procedurat për të blerë pajisjet që mundësojnë numërimin elektronik në gjashtë bashki të tjera të vendit.

 

Ato kushtojnë 3 miliardë lekë dhe deri më tani nga qeveria kjo shumë nuk është parashikuar në buxhetin e 2023-shit.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Do të donim të dinim nëse është i mundur financimi i zhvillimit të numërimit elektronik në këto gjashtë bashki. Maksimumi mesi i muajit që vjen, përndryshe edhe nëse këto para do të jenë të mundura për t’ia dhënë KQZ-së, procesi i realizimit duke përfshire këtu edhe atë të prokurimit të pajisjeve kërkon kohë dhe për ata që ngelet nuk është e mjaftueshme.

 

Numërimi elektronik zbatohet prej dy procesesh zgjedhore. Për vendoret e 14 majit përveç Vorës, KQZ kërkon ta shtrijë atë edhe në gjashtë bashki të tjera kryesore duke përfshirë edhe më të madhen, Tiranën.

 

Dalja e rezultatit një orë pas votimit, eliminimi i vonesave apo tjetërsimi i vullnetit politik nga komisionerët partiakë duhet të ishin interesi parësor i partive politike, këto të fundit thuajse nuk janë ndjerë.

 

ILIRJAN CELIBASHI

 

KOMISIONERI SHTETEROR I ZGJEDHJEVE

 

Ka deklarime sporadike të përfaqësuesëve politikë në lidhje me interesin për ta zgjeruar votimin dhe numërimin elektronik, por nga ajo që unë kam konstatuar personalisht nuk duket se ka një shtysë të fortë edhe pse ka një lloj interesi.

 

Gjasa është që qeveria mos t’ia japë KQZ-së, 3 miliardë lekët e kërkuara për ta shtrirë votimin elektronik në një numër më të madh zgjedhësish. Edhe në lokalet e pranverës se 2023-it si në ato të pjesshme vendore të 6 marsit të këtij viti, numërimi elektronik do të jetë ekskluzivitet i bashkisë Vorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *