Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 September 2026
Vizion fokus

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të...

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi në shtëpi...

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi tregon lidhjen...

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të BE-së në...

Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, pas Locatellit edhe një tjetër...

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, Gjykata: 1 vit burg...

Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht për mbrojtjen...

Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni

Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane

Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që...

Teknologjia e re në ndihmë të pacientëve me kancer të pankreasit

20 Dhjetor 12:12

Kanceri në pankreas është ndër më vdekjeprurësit, pasi zbulohet gjithnjë pothuajse shumë vonë. Ky lloj kanceri është i vështirë të diktohet dhe simptomat shfaqen vetëm kur kanceri ka avancuar shumë. Por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Carol Pearson, tashmë shkencëtarët kanë filluar të arrijnë progres edhe ndaj kësaj sëmundjeje që diagnostikohet me vështirësi.

Anëtarja e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, Bader Ginsburg është ndoshta personi më i famshëm që i ka mbijetuar kancerit të pankreasit. Madje dy herë. Kanceri i saj u zbulua herët, gjë që është e rrallë.

Kimioterapia është pjesë e kurës për kancerin e pankreasit, por vetëm 9% e të diagnostikuarve me këtë sëmundje jetojnë pas pesë vitesh. Vendndodhja e pankreasit e bën të vështirë pikasjen e kancerit.

Pankreasi ndodhet në pjesën e pasme të barkut. Mbulohet nga stomaku dhe mëlçia. Tumoret kancerogjene dhe cistet nuk shikohen dhe nuk ndjehen. Madje ka edhe më…

“Ky kancer nuk jep simptoma në fazat e para”, thotë Dr. Somashekar Krishna, i Qendrës Mjekësore “Wexner” të Universitetit të Shtetit Ohajo.

Patricia Beatty pati një dhimbje në stomak dhe gjatë një sonogrami, doktori zbuloi një cist.

“Më tha se kisha një cist në fazën parakancerogjene”, tregon zonja Beatty.

Doktorët mund të testojnë lëngjet nga brenda cistit. Por, është e vështirë të thuhet se cili cist do të bëhet kanceroz. Doktor Krishna drejtoi një studim për mënyra të reja diagnostikimi që u japin doktorëve pamje mikroskopike të cistit, një lloj biopsie virtuale që rezulton shumë e saktë.

“Mund t’i diagnostikojmë cistet me nivel saktësie 96-97%”, thotë Dr. Krishna.

Me këtë mjet të ri, doktorët mund të shpëtojnë jetë, por cistet dhe tumoret në pankreas ende diktohen rastësisht nga imazheritë që bëhen për diçka tjetër. Këto teste janë të shtrenjta dhe nuk mund të përdoren për kontrolle rutinë. Pra, kjo nuk u vjen në ndihmë shumicës së njerëzve të diagnostikuar me kancer në pankreas.

Dr. Krishna thotë se mënyra më logjike për ta diagnostikuar sa më herët kancerin e pankreasit është nëpërmjet analizave të gjakut. Shkencëtarët po punojnë për të krijuar një analizë të tillë, por nuk e kanë arritur ende.

Ndërkohë, Beatty i shpëtoi kancerit, pasi një mjet i ri diagnostikues zbuloi cistin e saj përpara se të bëhej malinj. Burimi: VOA

Posted Under:
Bota Sociale
Tagged:
pankreas semundje teknologji Tumor

Nga e njëjta kategori

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas takimit të dytë, burri e sulmon brutalisht, e godet me grushte dhe shkelma

më shumë...

Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht për mbrojtjen e Schengenit

më shumë...

Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni

më shumë...

Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:05

Pamje të rënda! Gruaja e refuzoi pas...

10:47

Pagat e gjyqtarëve, administrata e Gjykatës së...

10:42

Sherri që përfundoi me plumba, i shkoi...

10:35

Po lind një dyshe e frikshme! Muçi...

10:28

Kryeministri Rama pret ambasadoren e re të...

10:18

“Sa merr një kinez, nuk marrin 10...

10:18

Emergjencë dëmtimesh te Juventusi, pas Locatellit edhe...

10:16

Shkelje në menaxhimin e mbetjeve, IKMT pezullon...

10:03

Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend, Gjykata: 1...

9:59

Meloni: Forcimi i kufijve të BE-së, kusht...

9:52

Një javë nga helmimi i banorëve në...

9:42

Monumenti rus që shkaktoi zemërim në Japoni

9:28

Kanadaja vendos tarifa hakmarrëse ndaj mallrave amerikane

9:04

Bajram Begaj dekreton shkarkimin e Evis Salës,...

8:56

Shkodra u zgjua me krisma! Ky është...

8:43

Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për...

8:28

Sot nis sesioni parlamentar, pritet protestë përpara...

8:21

“Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të...

7:49

Shkodër/ Përplasje me armë zjarri, vritet 24-vjeçari,...

7:11

Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda

Më të klikuarat

  • Shkodra u zgjua me krisma! Ky është 24-vjeçari që mbeti i vr...
  • Pogradeci “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda
  • “Mund të gjendeni përballë një zgjedhjeje të rëndësish...
  • Shkodër/ Përplasje me armë zjarri, vritet 24-vjeçari, plagos...
  • Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy viktima e tremb...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.