Subscribe

Tashmë që zgjedhjet përfunduan dhe procesi i numërimit të votave ka përfunduar, ministrat teknikë vijojnë të mbeten në detyrë. Marrëveshja politike e 18 majit, mes kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha, përcaktoi përfshirjen në qeveri të 6 ministrave teknikë plus zëvendëskryeministres.

 

Detyra e tyre ishte monitorimi i sjelljes së të gjithë administratës në raport me fushatën zgjedhore, përfshirjen ose jo të nëpunësve në të. Tashmë, me mbarimin e zgjedhjeve, edhe misioni i tyre ka përfunduar.

 

Burime nga qeveria bëjnë me dije se mazhoranca respektoi menjëherë marrëveshjen politike me përfshirjen në kabinetin qeveritar të ministrave teknikë. Po ashtu, theksohet se i takon opozitës dhe është ne dore te saj të tërheqë ministrat e propozuar.

 

Ndërsa shumica nuk pritet të bëjë lëvizje në këtë drejtim, mbetet në diskrecionin e vetë ministrave dhe zv/kryeministres të japin dorëheqjen, pasi procesi i administrimit të zgjedhjeve ka marrë fund.

 

Por nga ana e Partisë Demokratike është bërë e qartë se nuk do të ketë asnjë tërheqje të ministrave teknikë. Ata pritet të rrinë në detyrë deri në fillim të shtatorit të ardhshëm, moment i cili përkon edhe me formimin zyrtarisht të qeverisë së re të Partisë Socialiste, e cila sipas rezultateve paraprake, nga zgjedhjet e 25 qershorit morri 74 deputetë. Numër i cili i jep të drejtën ligjore të formojë e vetme ekzekutivin e ardhshëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *